www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mitreski – Stefançuk: Maqedonia e Veriut dhe Ukraina sa më parë të bëhen anëtare të BE-së, ndërsa parlamentet t’i zbatojnë ndryshimet e domosdoshme ligjore për atë

Posted on February 24, 2024February 24, 2024 by User User1

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në kuadër të vizitës së tij në Kiev me rastin e përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, realizoi takim me kryetarin e Radës supreme të Ukrainës, Rusllan Stefançuk.

Siç kumtoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, kryetari Mitreski shprehi falënderim për ftesën dhe theksoi se vizita paraqet konfirmim të mbështetjes së fuqishme dhe të paluhatshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, në të gjitha fushat. Ai theksoi, shtohet, se që prej fillimit, fuqishëm e dënojmë agresionin rus ndaj Ukrainës, vazhdimisht e konfirmojmë mbështetjen tonë për integritetin territorial  ukrainas, sovranitetin dhe tërësinë ukrainase dhe shprehim mbështetje të plotë për të drejtën e vetëmbrojtjes së vendit.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Maqedonia e Veriut plotësisht u bashkangjitet masave restriktive dhe sankisoneve të BE-ë ndaj Federatës ruse, bashkë-sponzorizoi rezoluta dhe nisma të shumta lidhur me Ukrainë, ndërkaq bëri thirrje edhe për ndihmë humanitare për vendin.

Kryetari i Radës supreme të Ukrainës, Rusllan Stefançuk, falënderoi për mbështetjen e fundit të Republikës së Maqedonisë së Veirut për Ukrainën dhe për të gjitha nismat ukrainase, për bashkangjitjen tonë drejt sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, si dhe për mbështetjen e “Formulës për paqe” propozuar nga presidenti i Ukrainës. Ai thekosi se popujt e Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut janë shumë të afërt, kanë histori të ngjashme dhe ndajnë qëllime të përbashkëta për anëtarësim në BE dhe në NATO.

Kryetarët e parlamenteve folën për proceset eurointegruese, me ç’rast shprehën bindje se Maqedonia e Veriut dhe Ukraina duhet sa më parë të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa detyra e parlamenteve është t’i zbatojnë të gjitha ndryshimet e domosdosshme ligjore të këtij plani.

“Mitreski dhe Stefançuk u dakorduan se parlementet e Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut kanë dialog aktiv politik dhe bashkëpunim të sukesesshëm në nivel të kryetarëve dhe grupeve ndërparlamentare për miqësi, duke cekur se me rëndësi është në të ardhmen të ruhet dhe përforcohet ky trend”, qëndron në kumtesë.

Lajmet e fundit…

  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara