www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tentim vrasja në Çair/ MPB: Paraburgim për 36-vjeçarin nga Shkupi

Posted on February 24, 2024 by User User1

Nga Ministria e Punëve të Brendshme në Shkup thonë se është zbardhur rasti i gjuajtjes me armë ndaj një personi në Çair, që ndodhi para dy dite.

Sipas njoftimit të MPB, një 36-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar për tentim vrasje, ndërsa gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit.

“Me datë 23.02.2024 SPB-Shkup ka paraqitur kallëzim penal në PTHP-Shkup kundër A.K. (36) nga Shkupi për vrasje në tentativë. Me datë 22.02.2024 rreth orës 14:20 në Shkup, efektivët e policisë nga Njësiti policor për intervenim në SPB-Shkup e kanë privuar nga liria A.K.(36) nga Shkupi, duke vepruar pas kallëzimit të mëparshëm se rreth orës 14:00 në një lokal në rrugën “Qemal Sejfulla” në Shkup ka qëlluar me armë zjarri ndaj E.S. dhe e ka plagosur në këmbë. Kundër A.K. është parashtruar kallëzim penal në Prokurorinë Publike të Shkupit dhe gjykatësi nga Gjykata Themelore Penale në Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve”, thonë nga MPB.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara