www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Netanjahu ia paraqet kabinetit planin për të qeverisur Rripin e Gazës pas luftës

Posted on February 23, 2024February 23, 2024 by User User1

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i paraqiti të ashtuquajturit Këshilli i Sigurisë në qeverinë e tij, planin e përafërt për mënyrën, si do të kontrollohet Rripi i Gazës pas përfundimit të luftës me Hamasin.

Sipas raportimeve të gazetës “Times of Israel”, plani parashikon që në ditët e ardhshme të luftës, e gjithë zona bregdetare të administrohet nga ushtria izraelite.

Përmendet gjithashtu, me paqartësi se qeveria do të merret në dorë nga “zyrtarë lokalë” me “përvojë në administratën (publike)”, njerëz pa lidhje “me vende ose entitete që mbështesin terrorizmin”.

Autoriteti Palestinez, i cili qeveris një pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar, nuk përmendet në mënyrë eksplicite në plan, megjithatë gazeta zbulon se pjesëmarrja e tij në qeverisjen e Rripit të Gazës në të ardhmen nuk përjashtohet.

Shtetet e Bashkuara po propozojnë që Autoriteti Palestinez i “reformuar” i Mahmud Abbas të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, por qeveria izraelite po refuzon krijimin e asaj që thotë se është “Fatahstan” (pas fraksionit të zotit Abbas, Fatah), ndërsa akuzon PA për “mbështetje të terrorizmit”.

Megjithatë, kohët e fundit, kryeministri Netanjahu gjithashtu u duk se përjashtoi zbatimin e idesë së ministrave të tij të ekstremit të djathtë për një vendbanim të ri izraelit në Rripin e Gazës.

SHBA-ja, aleati kryesor i Izraelit, është në favor të zgjidhjes me dy shtete, të Izraelit dhe Palestinës. Por, Netanjahu kundërshton zgjidhjen me dy shtete dhe deklaron se ushtria izraelite do të mbajë kontrollin e plotë të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës. /a2cnn

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara