www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

E rëndë në Greqi/ 27-vjeçari shqiptar lidh dhe i jep me dhunë pilula aborti të dashurës për t’i dhënë fund shtatzënisë

Posted on February 22, 2024February 22, 2024 by User User1

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar i ka ndërprerë me dhunë shtatzëninë të dashurës së tij 19 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në Zakynthos, ndërsa shqiptari është arrestuar nga policia greke.

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një 27-vjeçar shqiptar i ka ndërprerë me dhunë shtatzëninë të dashurës së tij 19 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Zakynthos, ndërsa shqiptari është arrestuar nga policia greke.

Sipas mediave vendase, 27-vjeçari e ka marrë të dashurën në shtëpinë e tij, dhe aty e ka lidhur, dhunuar dhe e ka detyruar që të pijë kokrra aborti.

19-vjeçarja ishte 2 muajshe shtatzënë. Të nesërmen në mëngjes, 21 shkurt, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por fëmijën e ka abortuar.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën e dhunës në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, ushtrimit të dhunës dhe vjedhjes, pasi kishte marrë celularin e partneres së tij.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara