www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shqipëria dekretoi Denion Meidanin si ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut

Posted on February 21, 2024February 21, 2024 by User User1

Shqipëria do të ketë ambasador të ri në Maqedoninë e Veriut. Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar Denion Meidanin si ambasador të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në RMV, transmeton Portalb.mk.

Në dekretin e nënshkruar nga Begaj ku lirohet nga detyra ambasadori paraprak thuhet: “Zoti Denion Meidani emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, rezident. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”.

“Jam tërësisht i angazhuar të përfaqësoj besimin që më është treguar, i vendosur të forcoj lidhjet mes vendeve tona me përkushtim të palëkundur, integritet dhe një angazhim të thellë ndaj qëllimeve tona të përbashkëta”, shkroi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Denion Meidani.

Ambasadori paraprak i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut ishte Fatos Reka, , i cili mbante edhe rolin e dekanit.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara