www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sërish gara ilegale në rrugët e Kosovës, policia zë në flagrancë disa shoferë – shqipton gjoba nga 500 euro

Posted on February 21, 2024 by User User1

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arritur të parandalojnë gara ilegale, në dy raste.

Siç njofton policia, gjatë orëve të mbrëmjes, përkatësisht  pas orës 21:00 të së dielës kanë zënë në flagrancë në dy rrugë shoferët duke bërë gara ilegale.

Sipas policisë, në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë,  kanë kapur në shofer duke vozitur me shpejtësi  132 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. Vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative.

Po ashtu në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, kanë kapur një shofer duke vozitur 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative

“Ekipet e NJRKRR në Pejë, gjatë implementimit të Planit Operativë “Rregullimi i komunikacionit dhe parandalimi i garave ilegale” me datë 18. 02. 2024 gjatë orëve të mbrëmjes pas orës 21:00 kanë zanur në flagrancë në dy rrugë duke bërë gara ilegale:

1. Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 132 Km në zonen ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative.
2. Në rrugën Agim B. Qelaj në Pejë, vozitje 111 Km në zonën ku shpejtësia është e kufizuar 40 Km. vozitësit i është shqiptuar gjoba në shumë prej 500 Euro pesë pike negative

3. Në magjistralen Pejë-Deçan- Gjakovë, në fsh. Rastavicë në dy raste vozitësve të cilët kanë bërë tejkalim të rrezikshëm, duke Rrezikuar trafikun rrugor. Në të dy rastet vozitësve u është shqiptuar gjoba në shumë prej 150 Euro dhe një pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovë.

May be an image of ticket stub and text

Në dhjetor të vitit të kaluar tre të rinj humbën jetën si pasojë e garave të jashtëligjshme automobilistike.

Pas këtij rasti, Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla  paralajmëroi ashpërsim të dënimeve për shkeljet në komunikacion.

Sveçla tha se me ligjin e ri për rregullat e trafikut rrugor parashihet dhe do të ketë ashpërsim të masave ndaj shkelësve në komunikacion, ndër të tjera dyfishim të gjobave të vlerës monetare, dyfishim të afateve kohore të konfiskimit të patentë shoferëve dhe dyfishim të pikëve negative. /Reporteri.net/

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara