www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Virus që depërton në llogaritë bankare, përdoruesit e iPhone të rrezikuar!

Posted on February 20, 2024 by User User1

Shumë njerëz zgjedhin të jenë përdorues të iPhone në vend të telefonave Android për shkak të sigurisë. Por, kjo mund të mos jetë kështu edhe për shumë kohë për shkak të një virusi të ri bankar të quajtur ndryshe si ‘trojan’, i cili është krijuar për të sulmuar posaçërisht përdoruesit e iPhone.

Sipas një raporti të detajuar nga kompania e sigurisë kibernetike Group-IB, ky mund të jetë virusi i parë i krijuar për iOS, i aftë për të mbledhur të dhëna si skanimi i fytyrës dhe mesazhet. Trojani tani ka një version të ri të quajtur GoldPickaxe, i cili mund të mbledhë të dhëna që synojnë ta bëjnë më të thjeshtë marrjen e fondeve nga bankat dhe aplikacioneve të tjera financiare. Këto të dhëna i lejojnë sulmuesit të imitojnë viktimat dhe të hyjnë në llogaritë e tyre bankare.

GoldPickaxe tani po fokusohet te përdoruesit në Vietnam dhe Tajlandë. Mirëpo, ka synim edhe për zgjerim në SHBA, Evropë dhe pjesën tjetër të botës. Group-IB ka njoftuar Apple për këtë problem. Nëse dëshironi ta mbani të sigurt telefonin tuaj, duhet të shmangni instalimin e aplikacioneve nga burime që nuk janë të besueshme, të mos instaloni aplikacione përmes platformës TestFlight e cila nuk është verifikuar nga App Store, ta mbani pajisijen tuaj të përditësuar dhe të jeni të kujdesshëm gjatë përdorimit të saj.

Rikujtojmë, se Apple ka paraqitur tashmë planet e saj për iPhone-in e parë të palosshëm. Qëllimi i iPhone nuk është vetëm hyrja në këtë treg, por edhe zëvendësimi i kategorisë iPad mini me iPhone të palosshëm. Karakteristikat teknike të këtij produkti të ri nuk janë vendosur ende, Apple po bën teste me parametra të ndryshëm, si madhësia, pesha, diagonalja e ekranit, procesori etj.

Lajmet e fundit…

  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve
  • Ja kush e fiton BBV5 Albania!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara