www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Xhaferi: Nuk besoj se Ali Ahmeti do të kandidojë për president

Posted on February 20, 2024February 20, 2024 by User User1

Kryeministri teknik, Talat Xhaferi ka deklaruar se Ali Ahmeti nuk do të kandidojë për president të shtetit.

“Zotëri Ahmeti ka mision dhe nuk është pretendent për funksion siç e di dhe mendoj se nuk do ta pranojë.

Nuk ka nevojë të dëshmohet dhe të tregojë kush është dhe sa pas 50 viteve kontribut në gjërat në këtë shtet dhe për këtë shtet dhe qytetarët e këtij shtetit. Misioni i tij është Europa dhe BE dhe po punon në atë mision. Nuk mendoj se e ka prioritet garimin në lidhje me këtë funksion. Po të donte funksion do ta mund ta kishte cilën ta donte”, tha Xhaferi.

Xhaferi gjithashtu foli edhe për fushatën zgjedhore dhe tha se nuk duhet të ketë para buxhetore për reklama partiake.

“Qëndrimi im është që të mos ketë para buxhetore për reklama në aspektin parazgjedhor. Por ju do të shkoni në shtëpitë tuaja për të pyetur pse ata insistojnë në atë ligj. Do të akuzohem sërish, e di, por qëndrimi im është që të mos ketë para buxhetore për atë punë”, tha Xhaferi gjatë vizitës së sotme në kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.

Aty theksohet se kundër kësaj çështje ka folur edhe në vitin 2019, kur kanë ndodhur ndryshimet në Ligjin për Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA).

Lajmet e fundit…

  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara