www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Demiri-Johansen: Forcimi i sistemit shëndetësor, prioritet i OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë

Posted on February 20, 2024February 20, 2024 by User User1

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri ka pasur takimin e parë zyrtar me Ane Johansen, Përfaqësuese Speciale e OBSH-së për Maqedoninë e Veriut dhe shefe e zyrës së OBSH-së në Shkup, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Demiri dhe Johansen, theksojnë nga atje, diskutuan për prioritetet e përbashkëta në fushën e shëndetësisë dhe aktivitetet që do të realizohen në kuadër të marrëveshjes dyvjeçare të bashkëpunimit ndërmjet OBSH-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për periudhën 2024-2025.

Në takim u theksua nevoja e vazhdimit të aktiviteteve të përbashkëta për të siguruar mbulim shëndetësor universal të popullatës dhe për të mundësuar akses më të mirë të pacientëve në kujdesin shëndetësor, duke përmirësuar funksionimin e institucioneve në sektorin shëndetësor, vazhdimi i reformave në kujdesin parësor shëndetësor, forcimi i aktiviteteve për parandalimin e sëmundjeve jo ngjitëse dhe miratimi sa më i shpejtë i planeve kombëtare dhe rregulloreve ligjore të përgatitura me mbështetjen e OBSH-së”, thuhet në njoftim

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara