www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çka fshihet pas “Lajmit të madh të Ali Ahmetit”?

Posted on February 20, 2024 by User User1

Mbrëmjen e vonë të së hënës rrjetet sociale u vërshuan nga aktivistë të BDI me fotografinë e liderit të kësaj partie, dhe porosinë: Ali Ahmeti vjen me lajmin e madh.

Po çka fshihet pas këtij paralajmërimi që u shpërnda me pompozitet?

Duke pasur para syshë zhvillimet e fundit politike dhe prag-zgjedhjet e prill – majit, sigurisht paralajmërimi shkon në këtë drejtim.

Pasi opozita vendosi për të garuar në zgjedhjet presidenciale dhe zgjodhi adutin e tyre Arben Taravari për t’i përfaqësuar, lajmi mund të jetë shpalosja e kandidaturës pë zgjedhjet presidenciale.

Cilat janë mundësitë?

Ali Ahmeti, me gjasë nuk do të jetë kandidat për president. U përfol në media dhe Ahemti as nuk e mohoi, por burime brenda BDI-së thonë që Ahmeti nuk do t’i futet garës që dihet që një kandidat shqiptar nuk fiton.

IMG_4062-1-588x1024.jpeg

Paralajmërimi pompoz nga kampi blu, mund të lidhet me kandidaturën e Fatmir Deharit për president. Se Dehari do të jetë shef shtabi në njësinë e pestë zgjedhore, kjo është më se e sigurt, por edhe kandidatura e tij për president mund të jetë reale.

Një tjetër mundësi mund të jetë marrëveshja BDI-LSDM për të garuar me kandidat shqiptar për president. Një kandidat konsesual nga bota akademike i pranueshëm për LSDM dhe elektoratin maqedonas, mund të jetë zgjidhje e Frontit Europian për zgjedhjet presidenciale. Me këtë, rriten edhe gjasat që në rrethin e dytë të zgjidhjet një kandidat shqiptar për president.

Se çka në fshihet pas paralajmërimit pampoz, pritet të zbardhet sot apo në ditët në vijim, por se ky paralajmërim do të jetë kryefjala e fushatës zgjedhore këtu nuk ka aspak dyshim. BDI me paralajmërime të tilla pampoze, në vazhdimësi prezanton ofertat elektorale, siç ishte premtimi për kryeministrin shqiptar. Flaka

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara