Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq mori pjesë në Konferencën dyditore ndërkombëtare “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që u mbajt në Zagreb. Në prani të një numri të madh të ministrave të drejtësisë të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor, Madiq në fjalimin e saj iu referua prioriteteve të vendit tonë dhe zgjerimit të BE-së, që është një nga proceset më të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për të ardhmen tonë.
“Tani si kurrë më parë duhet të jemi të bashkuar, veçanërisht në mbrojtjen e sigurisë dhe respektimin e sundimit të ligjit. Le të fokusohemi në zbatimin e reformave kyçe dhe të dëshmojmë se te vendet e Ballkanit Perëndimor është i pranishëm vullneti për t`i pranuar ambiciet dhe frymën evropiane. Në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara, është e nevojshme që BE-ja të jetë e vendosur në qëndrimin e saj në lidhje me politikën e zgjerimit, dhe në këtë mënyrë t’u përgjigjet sfidave tona, gjegjësisht të jetë më dinamike me një koncept të qartë strategjik dhe nga ana tjetër, të vazhdojë procesin e ofrimit të mbështetjes së madhe për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq.
