Mungesa e kuadrit shëndetësor, mungesa e mjeteve financiare por dhe ndërrimi i shpesht i strukturave udhëheqëse ne systemin shëndetësor reflekton negativisht në punën e mjekëve dhe godet në mënyr të drejtpërdrejt qytetarët duke mos iu ofruar shërbime shëndetësore efikase dhe në kohë.
Onkologjia është një nga repartet që është pre e arsyeve të lartpërmendura, repart shum sensitive dhe i ndishëm marrë parasysh efektet vdekjeprurësetë sëmundjeve që trajtohen në këtë repart. Qytetarët besojnë në personelin mjeksor por jo dhe në mënaxhmentin e sistemit shëndetësor.
“Duhet të ndërrohet gjithçka nga a-ja deri tek zh-ja. Gjitha kontrollat i kryej këtu jo në privat.”, u shpreh një qytetare.
“Nuk kam filluar terapin akoma, po i bëj analizat. Besoj në mjekësinë. Për heër të parë vijë këtu dhe me tretmanet jam e kënaqur gjithashtu dhe me personelin mjeksor.”, tha një qytetare.
“Nuk kam pasur deri tani probleme, nga viti 2018 trajtohem këtu dhe nuk kam problem.”, u shpreh një qytetare.
“Jam i kënaqur, nga viti 2016 jam me terapi. Nuk kam asnjë kritik. Vij nga larg jam nga Tetova dhe pritet nga 2 orë. Jam me terapi hormonale dhe e marr rregullisht, në dy apo 3 muaj.”, tha një qytetar.
“Që 4 muaj jam në terapi, ka ndryshime për të mirë më është zvogluar tumori nga 4 në 2 centimetra. Tani pres analizat e fundit. Presim rend sepse e gjith maqedonia vije ketu dhe nga Kosova dhe Bulgaria. Janë shumë të sjellshëm mar terapi nga 4 orë. Privat paguaj vetëm tabletat e imunitetit.”, u shpreh një qytetar.
Në vitin 2023, UKRO kishte një kompensim total të miratuar prej gati 2 miliardë denarë dhe me të njëjtin kompensim të miratuar vazhdon edhe në vitin 2024. Ky buxhet është më i ulët se nevojat aktuale, por klinika duhet të përshtatet me këtë konstruksion financiar, me përpjekje të vazhdueshme për të rritur buxhetin.
“Vazhdimisht ne punojmë nën një rrezik potencial, se do të ketë mungesë të disa ilaçeve, të cilat pa Miratimin e fondeve shtes nuk guxojmë të bëjmë porosi. Procedurat për prokurimin e barnave janë të planifikuara, të përshkruara në kohë, por vetëm brenda buxhetit të miratuar. Kur buxheti është më i vogël se sa keni nevojë, është e qartë barnat do të konsumohen më shpejt nga sa pritej. Dhe për një blerje të re, nevojitet kohë për pëlqimet e reja, miratimin e fondit, pastaj bëhet procedura, dmth humbet shumë kohë, prandaj kanë ndodh dhe devijimë të barnave. Përderisa nuk sigurohet një buxhet real, disa nga pacientët nuk shpërndahen në Qendrat e tjera onkologjike (Manastir, Tetovë, Shtip), dhe nuk përditësohet lista pozitive e mjekimit, situata do të kontestohet.”, tha drejtoresha medicinale ne Onkologji, Violeta Klisarova.
Sigurimi i terapisë, decentralizim i shërbimeve dhe ndryshimet në listën positive janë 3 kërkesat më të theksuara dhe më të patjetërsueshme për pacientët me kancer thonë nga shoqata e pacientëve me kancer hema-onko.
“Një nga problemet më theksuara janë se ka mungesë të terpisë në vazhdimësi. Mundohemi të gjejmë problemin por ndodh që edhe kur ka terapi nuk ka qasje, për shkak të procedurave administrative që sipas ligjit duhet të sjellen për tenderimin e barërave. Shpesh ndodh që ka gep prej 3 apo 4 muajve të mungesës së terapisë dhe mund ta mendoni se si ndjehen pacientët që duhet të marrin terapinë. Pacientët presin por ka dhe prej atyre që kërkojnë të importojnë barëra nga serbia dhe kosova pasi që janë më të lira.. Është e patjetërsueshme decentralizimi i shërbimeve sepse nuk mund ti gjykojmë mjekët sepse nuk mund të ju shërbejn të gjith pacientëve, ka më shumë se mbi 70 mijë pacient. Ne kemi kërkuar që të ketë ilaçe dhe për pacientët me kancer andaj duhet që në listën pozitive të shtohen barërat për kancer dhe në kontuinitet të ju mundësohet qasja pacientëve.”, tha Milica Kuzmanovska nga shoqata pacientëve Hema-Onko
Rreth onkolgjisë janë përplasur dhe partit politike, pas akuzës për keqpërdorime të terapive për pacientet me kancer. Spjegime nga ministria e shëndetësis nuk morrëm për shkak të ndërrimit të ministrit, pasi që ky i fundit akoma nuk ka qasje dhe analizë të plot për këtë temë.
