www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ali Ahmeti uron Kosovën: Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë

Posted on February 17, 2024February 17, 2024 by User User1

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar Kosovën pë Pavarësinë e 16-të, Ahmeti mes tjerash shkruan se me mall kujton ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara.

”Çdo ditë e Kosovës sonë të lirë është përkujtim i qëndresës heroike dhe sakrificës së të gjithë atyre që iu përgjigjën sypatrembur kushtrimit të saj të lirisë. Kujtoj sot me mall e krenari ato vite të ilegalitetit kur me shokët e idealit në LPK dhe UÇK nuk na zmbrapste dot asnjë rrezik që na dilte përpara, Kosova duhej çliruar dhe për luftën e saj heroike duhej të dëgjojë bota mbarë. 

Kosova nuk kërkonte asgjë tjetër përveç të drejtës së saj për të gëzuar lirinë, për të cilën derdhi rrëke gjaku ndër vite. Kauza jonë e pastër triumfoi dhe sot në përvjetorin e 16-të të aktit të pavarësisë, krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë po hapërojnë drejt shtigjeve të përparimit dhe ardhmërisë europiane.

Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!” – ka shkruar Ali Ahmeti.


Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara