www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

ISHP: Në një javë, numri i të infektuarve me kollën e keqe është rritur me 21% 

Posted on February 17, 2024 by User User1

Numri më i madh i personave me kollë të keqe janë nga Shkupi – 33 (84,6%) në nëntë komuna të ndryshme, tre persona në Kumanovë, dy në Gostivar dhe një në Bogovinë të Tetovës.

Në një javë, nga data 9 deri më 15 shkurt, janë raportuar 17 raste të reja me kollë të keqje, që është një rritje prej 21% krahasuar me shtatëditorin e mëparshëm, sipas të dhënave nga raporti javor i Instituti i Shendetit Publik (ISHP).

Të gjitha rastet e raportuara, siç informojnë nga Instituti, janë nga Shkupi dhe numri më i madh i tyre janë të moshës 10 deri në 19 vjeç.

Nga 17 rastet e reja janë shtruar 5 raste (3 fëmijë nën 4 vjeç dhe një në grupmoshën 5-9 vjeç dhe 10-14 vjeç)”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Nga aty theksojnë se nga të dhënat e marra nga qendrat e shëndetit publik në të gjithë vendin, në periudhën 18 janar deri më 14 shkurt, janë konstatuar 4197 fëmijë që kanë munguar në vaksinat. Prej tyre janë vaksinuar 984, pra 23%.

“Nga të vaksinuarit, numri dhe përqindja më e madhe ka bërë rivaksinimin e parë  (439; 45%). Sipas raportit të ISHP-së, sipas moshës dhe kalendarit për vaksinim të rregullt janë vaksinuar 4679 fëmijë nën moshën 7 vjeçare, ndërsa numri dhe përqindja më e madhe (1591; 34%) e të vaksinuarve kanë bërë një rivaksinim të dytë në moshën shkollore.

Meqë ra fjala, rasti i parë i raportuar i kollës e keqe u raportua në janar të këtij viti. Sipas raportit, deri në ditën e djeshme në IJZ janë regjistruar gjithsej 39 raste me kollë të keqe.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara