www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Thirrje për vdekjen e Dua Lipa-s dhe jo vetëm, kënga e reperëve izraelitë merr miliona klikime!

Posted on February 16, 2024February 16, 2024 by User User1

Një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është bërë himni jozyrtar i luftës së Izraelit. Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa.

Titulli i këngës “Harbu Darbu” do të thotë “shpata dhe sulme”. Në zhargonin hebraik, fraza do të thotë të shkatërrosh kundërshtarin. Kjo është pikërisht ajo që reperët premtojnë se ushtria izraelite do të bëjë. Kënga ka marrë deri tani mbi 18 milionë shikime.

Kënga dhe videoklipi janë tipike për hip-hop-in izraelit, por teksti i këngës përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori. Në këtë pjesë përmenden edhe Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë avokuar për t’i dhënë fund sulmeve në Gaza që nga fillimi i luftës. Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara