www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në dëm të shëndetit mendor…/New York padit TikTok, Facebook dhe YouTube!

Posted on February 16, 2024February 16, 2024 by User User1

New York ka paditur TikTok, Facebook dhe YouTube për probleme të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve. Sipas aktakuzës, Meta, Snap, ByteDance dhe Google kanë ndërtuar dhe tregtuar me vetëdije platformat e tyre për të tërhequr, kapur dhe varur të rinjtë.

Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e SHBA. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.  Zuckerberg u kërkoi falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale, gjatë një seance në Senatin amerikan. “Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”,-u shpreh Zuckerberg.

Meta dhe kompanitë e tjera të mediave sociale, tashmë përballen me qindra padi në SHBA të ngritura nga familje, të rinj e shkolla, të gjitha për ndikimin në shëndetin mendor. Ky shënon veprimin më të madh deri më sot. Vendimi pason një hetim në praktikat e kompanisë në vitin 2021 nga disa prokurorë të shtetit, pasi një denoncuese, Frances Haugen, dëshmoi në SHBA se kompania e dinte që produktet e saj mund të dëmtonin fëmijët. Por, që Instagrami po dëmton shëndetin mendor të të rinjve, u hodh poshtë nga Meta.

Ka studime që sugjerojnë se rritja e ndikimit të Facebook-ut nuk është e lidhur me dëmtimin psikologjik. Por, ka edhe shumë kërkime që zbulojnë se kalimi i periudhave të gjata kohore në mediat sociale mund të ketë ndikim të dëmshëm në shëndetin mendor të të rinjve. Në Mbretërinë e Bashkuar, një mjek që analizoi vdekjen e Molly Russell-it, arriti në përfundimin se nxënësja vdiq ndërsa vuante nga “efektet negative të përmbajtjes në internet”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara