www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Qytetarët që janë fotografuar për pasaporta në “Prolet” dhe “RTVM” do të marrin SMS kur të jenë gati

Posted on February 16, 2024February 16, 2024 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se për të lehtësuar procesin e marrjes së pasaportave të gatshme, nga e hëna, qytetarët që janë fotografuar për pasaportë në objektin e RTVM-së ose në SP Prolet do të marrin SMS mesazh kur pasaporta e tyre të jetë gati, që të shkojnë ta marrin, transmeton Portalb.mk.

Gjithashtu, qytetarët do të mund të kontrollojnë nëse pasaporta e tyre është përgatitur në ueb-faqen mvr.gov.mk.

“I lusim qytetarët nëse nuk kanë marrë SMS mesazh apo nëse në uebfaqen e MPB-së nuk ka konfirmim se u është lëshuar pasaporta, të mos vijnë në objektin e RTVM-së sepse kjo do të thotë se dokumenti i tyre nuk është gati”, njoftoi MPB.

E gjithë kjo vlen për qytetarët që janë fotografuar në objektin e RTVM-së apo në PS Prolet. Qytetarët që kanë bërë fotografi në pikat e tjera në Shkup apo në qytete të tjera, do t’i marrin pasaportat e përfunduara në të njëjtën mënyrë si edhe deri tani.

Kujtojmë se Qeveria në seancën e fundit vendim që fletët e udhëtimit, të cilat përndryshe kushtojnë 30 euro, do të jenë falas për të gjithë shtetasit e Maqedonisë që ndodhen jashtë vendit dhe nuk kanë arritur të ndërrojnë pasaportën për t’u kthyer.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut kishin afat për ndryshimin e dokumenteve personale deri më 13 shkurt të këtij viti. Pas kësaj date, tani qytetarët me pasaporta të vjetra nuk mund të udhëtojnë jashtë vendit. Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara