www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ju zbulojmë fotografinë e parë të nipit të Michael Jackson nga filmi biografik i ardhshëm!

Posted on February 15, 2024February 15, 2024 by User User1

Filmi me Jafar Jackson në rolin e mbretit të popit, do të shfaqet premierë më 18 prill 2025. Ai ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me xhaxhain e tij, Michael Jackson, në foton e parë nga biografia e ardhshme e Mbretit të Popit, “Michael”, të publikuar në Instagram. Në foto, 27-vjeçari Jafar ka veshur një këmishë të bardhë mbi një kanatiere të bardhë pa mëngë dhe pantallona të zeza, me flokët e lidhur prapa teksa këndon në skenë.

“Me Jafar, çdo vështrim, çdo notë, çdo lëvizje kërcimi është Michael”,-tha producenti Graham King. “Ai mishëron Michael në një mënyre që asnjë aktor tjetër nuk mund ta bënte”. Fotoja u kap nga fotografi Kevin Mazur, i cili tha në një deklaratë se:

Kur mbërrita për ditën time të parë në xhirimet e këtij filmi, isha shumë i emocionuar, ishte si hera e parë që shkova në turne për të fotografuar Michael Jackson. Kur u futa në shesh, u ndjeva sikur isha kthyer në kohë dhe po hyja në stadium për të filmuar turneun. Duke parë Jafar duke performuar, mendova, ‘Uau, ky është Michael’. 

Rikujtojmë, se gjysma e katalogut muzikor të mbretit të muzikës pop Michael Jackson thuhet se është blerë nga Sony Music Group për të paktën 600 milionë dollarë. Marrëveshja vlerëson muzikën e Michael rreth 1.2 miliardë dollarë, që mund të jetë vlerësimi më i madh ndonjëherë i aseteve muzikore të një muzikanti, sipas Billboard. Marrëveshja do të ishte gjithashtu më e madhja ndonjëherë për punën e një muzikanti të vetëm.

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara