www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U shpallën zhgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Posted on February 14, 2024February 14, 2024 by User User1

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitrevski ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe ato kuvendare.

Rrethi i parë i zgjedhjeve për kryetar shteti do të mbahen më 24 prill 2024, ndërkaq rrethi i dytë i po të njëjtave do të mbahet me rrethin e parë të zgjedhjeve kuvendare – më 8 maj 2024.

“Sot, në përputhje me përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimet kushtetuese e nënshkrova dekretin për shpalljen e zgjedhjeve për president të shtetit dhe për deputetë në Kuvend. Rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale do të mbahen më 24 prill 2024, kurse rrethi i dytë i zgjedhjes së presidentit do të mbahet më zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare më 8 maj”, tha Mitrevski.

Ndryshe, partitë politike në vend ende nuk kanë bërë të ditur kandidatët për president, ndërsa disa tashmë kanë bërë koalicion sa i përket zgjedhjeve kuvendare.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara