www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pendarovski: Kurti mund të mbështesë këdo në Maqedoninë e Veriut

Posted on February 14, 2024February 14, 2024 by User User1

Presidenti Stevo Pendarovski ka komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Pendarovski ka thënë se nuk i komenton deklaratat për ndërhyrjen e burrshtetasve tjerë në zgjedhjet e Maqedonisë, por ai ka treguar se çka ka biseduar me Kurtin për zgjedhjet në Maqedonisë së Veriut.

Deklaratë: Stevo Pendarovski

“Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë së Veriut nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do marrin pjesë në zgjedhjet tona, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë këto njerëz që përmenden në media si njerëz të tij, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje.  Mbështetje politike, Kurti mund t’i jep kujt të dojë. Këtë, për shumë vite e bëjnë edhe parti tjera evropiane të cilat janë si motër me ndonjë parti të brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë problem”

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara