www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Donald Trump fiton zgjedhjet republikane në Nevada

Posted on February 10, 2024February 10, 2024 by User User1

Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të Nevadës të enjten, ndërsa ishte i vetmi kandidat që konkurroi. Ky është shteti i tretë që ai fiton, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ish-presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet republikane të Nevadës të enjten, ndërsa ishte i vetmi kandidat që konkurroi. Ky është shteti i tretë që ai fiton, ndërsa përpiqet të sigurojë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Në Nevada, Partia Republikane organizoi dy palë zgjedhjesh, ato me votë përmes fletë-votimit, që u mbajtën të martën, dhe zgjedhjet e djeshme, që u mbajtën me votim të hapur. Vetëm rezultatet e garës së djeshme, sipas rregullave të partisë, vlejnë për delegatët e partisë.

Ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, rivalja e fundit e zotit Trump, që është ende në garë, nuk mori pjesë në garën e djeshme. Zonja Haley përmendi si arsye atë që ajo e vlerësoi si një proces të padrejtë që favorizonte ish Presidentin Trump. Në vend të kësaj ajo mori pjesë në votimet që u mbajtën të martën, ku zoti Trump nuk mori pjesë. Zonja Haley megjithatë nuk i fitoi as ato zgjedhje, pasi shumica e votuesve, në fletën e votimit shënuan kuadratin që shkruante “asnjë prej kandidatëve”.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara