www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sot mbahet kuvendi i dytë i ASH-së, i thirrur nga Sela

Posted on February 10, 2024February 10, 2024 by User User1

Pas mbledhjes së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, ku mori pjesë edhe kryetari i partisë, Arben Taravari, ku me deklaratë u konfirmua koalicioni me bllokun opozitar shqiptar, një mbledhje tjetër e thirrur nga kryetari i Kuvendit Qendror i partisë, Ziadin Sela, është caktuar për sot në Shkup.

Në ftesën për mbledhjen e sotme, pika e parë e rendit të ditës është raporti i kryetarit të partisë për zhvillimet politike në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare, ndërsa pika e dytë është shqyrtimi i vendimit të kryesisë së partisë nga 21 tetori vitin e kaluar, sa i përket performancës së partisë në zgjedhjet parlamentare.

Sela në një prononcim për mediat tha dje se në takim ka qenë i ftuar edhe Taravari, i cili është në dorën e tij nëse do të vijë apo jo. – E kam ftuar, si çdo deputet tjetër të Kuvendit Qendror me ftesë publike.

Është punë e tij nëse do të vijë apo jo. Vendin e ka për të ardhur, tha Sela.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara