www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çfarë tha Putini për ish-Jugosllavinë dhe bombardimin e Beogradit në luftën e Kosovës?

Posted on February 9, 2024February 9, 2024 by User User1

Presidenti rus Vladimir Putin për herë të parë është intervistuar nga një gazetar perëndimor që kur nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Përveç se foli për luftën në Ukrainë, Putin gjatë kësaj interviste përmendi edhe çështjen e ish-Jugosllavisë dhe bombardimin e Beogradit në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Ai tha se Rusia gjithmonë ka kërkuar të rregullojë raportet me SHBA-në, madje përmendi edhe vizitën e presidentit të atëhershëm rus, Boris Yeltsin i cili në Kongres kishte thënë “Zoti e bekoftë Amerikën”.

“I mbani mend zhvillimet në Jugosllavi, unë e kuptoj se kishte procese komplekse që po ndodhnin atje, por çfarë bëri SHBA-ja? Bombardoi Beogradin në vitin 1999”, deklaroi Putin.

Presidenti rus gjithashtu potencoi se për të normalizuar marrëdhëniet me SHBA-në i kishte propozuar ish-presidentit amerikan Bill Klinton anëtarësimin e Rusisë në NATO.

Këtë propozimi ai ia kishte bërë gjatë vizitës së Klintonit në Rusi.

“I kam thënë presidentit Klinton kur ishte në Moskë nëse Rusia do të kërkonte të hynte në NATO a do ta pranonit”, deklaroi presidenti rus.

“Klinton më tha, ‘nuk e di, ndoshta’, pastaj folëm përsëri në mbrëmje dhe më tha ‘kam biseduar me ekipin tim dhe përgjigjja është jo’”, deklaroi mes tjerash Putin.

Duke folur për situatën aktuale në Ukrainë, presidenti rus arsyetoi pushtimin e Ukrainës duke dhënë leksione historie.

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara