www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Seancë për shkarkimin e Mexhitit dhe Aliut/ Xhaferi: Nuk mund të ketë dy parti opozitare në qeverinë teknike

Posted on February 9, 2024February 9, 2024 by User User1

Nuk kam asgjë kundër pjesës profesionale të ministrave Mexhiti dhe Aliu, tha kryeministri teknik Talat Xhaferi, duke sqaruar propozimin për shkarkimin e tyre. Si sqarim shtesë tha se në qeverinë teknike nuk mund të ketë dy parti nga opozita, pasi Taravari deklaroi se do të shkojë në zgjedhje me opozitën shqiptare.

“Baza e shkarkimit i referohet detyrës ligjore nga Ligji për Qeverinë, ku thuhet se në përbërjen e Qeverisë teknike, pjesëmarrës në Qeveri përveç shumicës janë edhe anëtarë të partisë më të madhe opozitare në Kuvend. Sipas ligjit, thuhet se në Qeveri nuk mund të ketë dy subjekte opozitare.”- deklaroi Talat Xhaferi, Kryeministër Teknik.

Nga foltorja e Kuvendit foli edhe ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti, i cili akuzoi se shkarkimi i tyre është për interesa partiake të BDI-së ndërsa posaçërisht iu drejtua LSDM-së.

“Kur bëhet fjalë për të kuptuar funksionet publike, kolegët e BDI-së janë nga planetë të ndryshëm dhe këtë e dinë qytetarët. Dua t’u drejtohem edhe të gjithë zyrtarëve të Lidhjes Socialdemokrate në këtë Qeveri. Vetëm mendoni se sa poshtëruese është për ju dhe përkrahësit tuaj të jeni vëzhgues të heshtur të asaj që BDI po bën kundër interesave të qytetarëve dhe pacientëve.”- tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë.

Kritika edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE. Antonio Milloshoski e quajti hipokrizi propozimin për shkarkim sepse vetëm 10 ditë më parë në votimin e Qeverisë teknike u shprehën fjalë lavdëruese për ministrat në ekspozimin e Xhaferit.

“Sot kjo është një hipokrizi në të cilën shumica sloganin Fronti Europian e ka kthyer në një karikaturë politike, ku 10 ditë më parë Fronti Europian lavdëron dy ministra si më të mirët, sot i shkarkon si më të këqij. 10 ditë më parë votuan të gjithë bashkë se do të kenë 80 deputetë dhe do të ndryshojnë Kushtetutën, sot nuk janë të sigurt nëse do të kenë 61 apo 62 deputetë për të shkarkuar dy ministra.”- pohoi Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Në vend të dy ministrave Mexhiti dhe Aliu është dorëzuar propozim që të emërohen Ilir Demiri dhe Naim Bajrami.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara