www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lënia e duhanit ul në mënyrë drastike rrezikun e kancerit në çdo moshë…/Studim!

Posted on February 9, 2024 by User User1

Lënia e duhanit zvogëlon rrezikun e kancerit në çdo moshë, sipas studimit të fundit të shkencëtarëve koreano-jugorë. Hulumtimet kanë treguar se shanset për të zhvilluar kancerin zvogëlohen me 50% të paktën 15 vjet pas lënies së duhanit. Studimi zbuloi gjithashtu se rreziku i kancerit të mushkërive bie edhe më shumë, veçanërisht për ata që e lënë duhanin para moshës së mesme.

Studiuesit analizuan të dhënat mjekësore të gati tre milionë qytetarëve të Koresë së Jugut të cilët kishin kontrolle shëndetësore nga viti 2002 e tutje dhe regjistruan raste të kancerit, duke përfshirë tumoret e mushkërive, mëlçisë dhe stomakut deri në vitin 2019. Gjatë studimit, rreth 200,000 njerëz u diagnostikuan me kancer.

Hulumtimi u krye nga Qendra Kombëtare e Kancerit që ndodhet afër Seulit. Pas një ndjekjeje mesatare prej 13 vitesh e pesë muajsh, rreziku i kancerit të mushkërive tek ata që e kishin lënë duhanin ra me 42%, me një rënie më të vogël prej 27% për kancerin e mëlçisë dhe 14% për kancerin e stomakut krahasuar me ata që vazhduan të pinë duhan.

Sipas studimit, duhanpirësit që e lanë duhanin para moshës 50 vjeç kishin një rrezik 57% më të ulët të kancerit të mushkërive gjatë periudhës së ndjekjes krahasuar me ata që vazhduan të pinë duhan. Ata që e lanë duhanin në moshën 50 vjeç e lart kishin një ulje prej 40% të rrezikut të kancerit të mushkërive gjatë asaj kohe.

Duhani nuk dëmton vetëm zemrën, mushkëritë dhe trurin por gjithashtu dëmton edhe pamjen e jashtme. Një duhanpirës ka gjasa të ketë gjithmonë qeska poshtë syve. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë.

Pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribouar në krijimin e rrudhave. Cigaret jo vetëm shkaktojnë zverdhje të dhëmbëve, por ndikojnë edhe tek lëkura e gishtërinjve dhe tek thonjtë. Lëkura e duhanpirësve merr ngjyrë gri për shkak se tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili nuk lejon oksigjenimin e duhur të lëkurës.

Lajmet e fundit…

  • Reagon përsëri Bashkimi Demokratik për Integrim kundër politikave të qeverisë
  • FENOMEN I ÇUDITSHËM NË SARAJ: NDALIMI I PAARSYESHËM I NDRIÇIMIT PUBLIK TË NATËS!
  • Kryeminstri spanjoll Pedro Sanchez kërkon ndërprerjen e Marrëveshjes së Asocimit me Izraelin
  • BDI kërkon dorëheqjen e Izet Mexhitit: Të mos e mbajë peng popullin shqiptar!
  • BDI alarmon për “grryerjen” e Marrëveshjes së Ohrit: Akuza për presion politik ndaj ish-zyrtarëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara