www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bytyqi: Kam ambicie për president, mund të jem kandidati konsensual

Posted on February 8, 2024February 8, 2024 by User User1

Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi zbuloi se ka ambicie të bëhet president. Në intervistë për Alsat, Bytyqi tha se ai mund të jetë kandidati konsensual. Bytyqi i cili mban gjithashtu edhe postin e nënkryetarit të LSDM-së tha se një numër i konsiderueshëm i degëve të partisë e kanë nominuar atë për kandidat për president.

“Unë po e bëj publike që kam marr nominim nga disa degë të partisë sepse dihet publikisht se LSDM-ja është njëra nga  partitë që ka shtrirjen më të gjerë në vend. Kemi 80 degë partiake në vend. Kam marr nominim nga një numër i konsiderueshëm i degëve nga LSDM-ja. Tani vijon procesi i konsultimeve dhe kjo duhet të mbarojë me kongresin. Nëse kërkohet një kandidat konsensual siç jam unë, do e kisha pranuar një ofertë të tillë. Kurse nëse duhet të bëjmë kompromise të tjera dhe të gjejmë konsensualitet diku tjetër jam i gatshëm që t’i ofrojë dorën gjithë kujt që mendon se shtetin duhet të dërgojë atje dhe punojmë për të njëjtin vizion”, theksoi Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër dhe nënkryetar i LSDM-së. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara