Kanadaja do të jetë vendi i parë që do të fillojë të shtypë paralajmërime në secilën cigare, në një përpjekje për të penguar të rinjtë nga nisja i duhanit dhe për të inkurajuar të tjerët të lënë duhanin, shkruan BBC.
Paralajmërimet, të cilat do të jenë në anglisht dhe frëngjisht, do të përfshijnë fraza si “Cigaret shkaktojnë kancer” dhe “Helm në çdo tymosje”. Rregulloret e reja hyjnë në fuqi të martën [sot].
Deri në korrik të vitit 2024, prodhuesit do të duhet të sigurojnë që paralajmërimet të jenë në të gjitha cigaret e mëdha, dhe deri në prill 2025, të gjitha cigaret e madhësisë së zakonshme dhe puro të vogla duhet të kenë paralajmërimet.
Frazat do të shfaqen në filtër, duke përfshirë paralajmërimet për dëmtimin e fëmijëve, dëmtimin e organeve dhe shkaktimin e impotencës dhe leuçemisë. Në maj, Health Canada ka thënë se rregulloret e reja “do ta bëjnë praktikisht të pamundur shmangien e paralajmërimeve shëndetësore” për produktet e duhanit.
Masa është pjesë e përpjekjes së Kanadasë për të reduktuar përdorimin e duhanit në më pak se 5% deri në vitin 2035 dhe pason një periudhë konsultimi publik 75-ditor që filloi vitin e kaluar. Kanadaja ka kërkuar printimin e etiketave paralajmëruese në paketat e cigareve që nga viti 1989 dhe në vitin 2000 miratoi kërkesat e paralajmërimit piktural për paketimet e produkteve të duhanit.
Health Canada tha ka thënë planifikon të zgjerojë paralajmërimet duke shtypur etiketa shtesë paralajmëruese brenda vetë paketave dhe duke prezantuar një mesazh të ri paralajmërues./alsat.mk