www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kolla e madhe, Mexhiti do të firmosë shpalljen të epidemisë në Shkup

Posted on February 8, 2024 by User User1

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka theksuar se do të nënshkruajë dokumentin për shpalljen e epidemisë së kollës së madhe në Shkup, pas rekomandimit të djeshëm të Komisionit për Sëmundje Infektive. Ai iu referua edhe kontrollit të kartonëve të vaksinimit, duke theksuar se po punohet, por se procedura është ende në vazhdim. Pas përfundimit të rezultateve, ai bëri të ditur se ato do të ndahen me publikun, përcjell TV21.Mexhiti tha gjithashtu se rekomandimi i Komisionit për Sëmundjet Infektive për ndalimin e pranimit të fëmijëve të pavaksinuar në kopshte duhet kuptuar në kontekst pozitiv.

“I lus të gjithë qytetarët dhe prindërit që ta kuptojnë këtë në kontest pozitiv, kjo nuk është ndonjë ndalesë ose se duam dikë të dënojmë, kjo është ajo që duam të stimulojmë, duam që fëmijët të jenë të shëndetshëm, të kemi ardhmëri më të mirë si shtet, dhe apeloj deri te të gjithë prindërit, ju lus, vaksinat shpëtojnë jetën e më të dashurve”, deklaroi Fatmir Mexhiti – ministër i Shëndetësisë .

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara