www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Palevski do të ekstradohet në Maqedoni pasi të përfundojnë procedurat administrative

Posted on February 8, 2024February 8, 2024 by User User1

Në takimin me Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Turqisë, Jilmaz Tunç, është biseduar edhe për procedurën e ekstradimit të Lupço Palevskit. Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, nga kolegu i tij turk është njoftuar se, procesi gjyqësor për Palevskin ka përfunduar dhe pritet të përfundojnë edhe procedurat administrative, transmeton Portalb.mk.

Pas përfundimit të pjesës administrative, Palevski pritet të ekstradohet në vendin tonë, njoftuan nga Ministria e Drejtësisë.

“Ministri Lloga e falënderoi ministrin Tunç për reagimin e shpejtë të tyre dhe arrestimin e Palevskit dhe theksoi se, kjo është shenjë e mirë për shoqërinë, të dënohen ata që kanë kryer krim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Palevski është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, trupi i së cilës u gjet më 3 dhjetor.

Kujtojmë se Vanja Gjorçevska u shpall e humbur më 27 nëntor nga nëna e saj, dhe rasti bëri bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur dezinformata dhe një sërë spekulimesh. Më 3 dhjetor u gjet trupi i saj i pajetë, gjithashtu, i pajetë u gjet edhe trupi i 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski. Dy të vrarët nuk kishin ndonjë lidhje me njëri-tjetrin, por për rrëmbimin e Vanjës u përdor vetura e Zhezhovskit. Në po të njëjtën ditë kur u gjetën dy trupat, u caktua paraburgim për tre të dyshuarit, Vllatko Keshishov, Velibor Manevski dhe Bore Videvski. I dyshuar për përfshirje është dhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, për të cilin po ashtu u caktua paraburgim. Megjithatë i dyshuari kryesor për organizim dhe kryerësi të vrasjes, është Ljupço Palevski, i cili fillimisht u arratis, por me 5 dhjetor u arrestua në Turqi dhe iu caktua paraburgim ekstradues. Procedura e ekstradimit të Palevskit mund të zgjasë me muaj për shkak se Turqia mund të kërkojë dokumentacion shtesë. Në ndërkohë, pritet që Prokuroria të dalë me të dhëna shtesë për rastet, motivi i së cilave ende mbetet “përfitim financiar”.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara