www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Cilat janë produktet natyrale më të mira për enët e gjakut?

Posted on February 8, 2024February 8, 2024 by User User1

Natyra është treguar bujare, duke na ofruar një sërë ushqimesh që kanë aftësi pastruese dhe zhbllokuese krejt mirëbërëse.

Më poshtë do të gjeni 10 ushqimet e sugjeruar që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve, enëve të gjakut dhe mbrojnë zemrën. 

Shega

Ky frut kaq i këndshëm përmban fitoushqyes që mbrojnë veshjen e brendshme të arterieve. Lëngu i shegës stimulon prodhimin e lëndës kimike të quajtur oksid nitrik. Ai ndihmon qarkullimin e gjakut dhe i mban arteriet të hapura.

Brokoli

Ju pëlqen ose jo, brokoli është një nga më të pasurit me vitaminë K, që parandalon dëmet e shkaktuara nga kalciumi në arterie. Brokoli është plot me fibër që ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe kolesterolit.

Avokado

Në vend të majonezës përdorni pastën e avokados më mirë. Studimet kanë tregouar se konsumi ditor i avokados përmirëson nivelin e kolesterolit në gjak, duke mbajtur të ulur kolesterolin e keq dhe të lartë atë të mirin, që mban arteriet të zhbllokuara.

Shpargu

Shpargu është një ushqim që pastron arteriet në mënyrë natyrale dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Perimja e perandorëve është plot me fibër dhe minerale por edhe me shumë vitamina siç janë K, B1, B2, C dhe E.

Hurmat

Hurmat janë të mbushura me antioksidantë dhe polifenolë që punojnë së bashku në uljen e kolesterolit të keq dhe të triglicerideve. Ato janë një burim i shkëlqyer i fibrës që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut dhe i mban arteriet të pastra, shkruan Agroweb.

Kanella

Kjo erëz e shijshme ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe pastron arteriet nga akumulimet e rrezikshme. Kanella është e mbushur me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskular duke parandaluar oksidimin e gjakut. Hidhni kanellë në kafenë tuaj, panine ose në çdo ushqim tjetër dhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.

Shafrani

Shafrani i Indisë lufton inflamacionin, shkaktari kryesor i arteriosklerozës dhe i forcimit të arterieve. Nëse shtoni shafranin në ushqimin tuaj, do të ndihmoni në ruajtjen e shëndetit të arterieve duke shmangur rrezikun e mpiksjes së gjakut.

Boronica e kuqe

Boronicat e kuqe janë një tjetër frut i pasur me antioksidantë që ulin nivelin e kolesterolit të keq dhe rrisin nivelet e atij të mirë. Konsumi i rregullt i lëngut të pastër të boronicës së kuqe ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës me 40%.

Çaji jeshil

Çaji jeshil përmban nivele të larta të katekinës që pengon përthithjen e kolesterolit gjatë tretjes.

Pini një ose dy gota me çaj jeshil në ditë dhe do të përmirësoni nivelin e lipideve dhe do të zvogëloni bllokimet në arterie, preferohet të pihet mes vakteve të ushqimit.

Çaji jeshil i jep metabolizmit një fuqi natyrale dhe për më tepër ndihmon në shëndetin kardiovaskular dhe në rënien në peshë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara