www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

14 baza për fotografim për dokumente në Shkup, a po evitohen tollovitë?

Posted on February 7, 2024February 7, 2024 by User User1

Në stacionin policor qëndror për nxjerrjen e dokumenteve personale në Kisella Vodë të Shkupit tanimë po funksionojnë 14 baza fotografike. nga MPB kanë theksuar për televizionin publik MTV se tollovitë janë zhdukur dhe procesi i nxjerrjes së dokumenteve është përshpejtuar.

Qytetarët që presin radhë thirren një nga një nga lista që kanë marrë zyrtarët nga ricaktimi i termineve të planifikuara, përcjell INA.

Deri të shtunën do të punohet deri në orën 15:00, nga e hëna me dy turne deri në orën 22:00. Deri në dy mijë njerëz pritet të fotografohen çdo ditë.

MPB bën me dije se së shpejti do të ketë një riorganizim në punën e shërbimeve nga ku merren dokumentet e gatshme. Dokumentet e udhëtimit me emrin e vjetër janë të vlefshme edhe për disa ditë. Nga data 12 shkurt do të mund të dilni jashtë vendit me pasaportën dhe letërnjoftimin e vjetër që mban emrin Republika e Maqedonisë dhe jo Republika e Maqedonisë së Veriut. (INA)

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara