www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U ndoqën nga banda shqiptare e drogës, 27-vjeçarja skoceze humb jetën në aksident

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Amy-Rose Wilson 27 vjeçe vdiq në një aksident, ndërsa partneri i saj Ryan Paterson, 22 vjeç mbeti i plagosur. 

Mediat britanike shkruajnë se dy të rinjtë u aksidentuan pas një ndjekjeje me makinë me shpejtësi të lartë në Falkirk.

Kjo ka bërë që policia skoceze të nisë hetimet për vrasje. Aksidenti ndodhi të shtunën e 30 korrikut në qytetin e vogël Falkirk.

Sipas dëshmitarëve, çifti u përplas pas kërcënimeve me vdekje nga dy banditë “shqiptarë” që drejtonin një Mercedes C-class.

Shoferja Amy-Rose, e cila la pas një djalë të vogël, vdiq në vendngjarje ndërsa Ryan mbetet në spital.

Sipas mediave, dyshohet se të rinjtë u kishin para borxh bandës së shqiptarëve.

Pak javë para aksidentit fatal, ata i kishin treguar miqve se ishin ndjekur nga njerëz me motor, madje kishin filmuar momentin. Policia po përpiqet të zbardhë ngjarjen e rëndë përmes pamjeve të kamerave që mund të kenë regjistruar ndjekjen./telegrafi

Lajmet e fundit…

  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!
  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara