www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ankorohet në Meksikë anija më e madhe në botë

Posted on February 7, 2024February 7, 2024 by User User1

Anija më e madhe e lundrimit në botë, ‘Icon of the Seas’, është ankoruar për herë të parë në Quintana Roo, një shtet në Meksikë.

Mijëra pasagjerë të saj zbritën nga anija për të shijuar atraksionet e këtij destinacion gjatë gjithë ditës.

Por si ka qenë përvoja e pasagjerëve në anijen e cila është 5 herë më e madhe se ajo e Titanikut?

“Përvoja në anije ka qenë e mahnitshme, deri më tani. Ushqimi dhe shërbimi kanë qenë përtej pritshmërive tona, gjithçka është kaq e bukur.”

Edhe për vetë vendasit ankorimi i anijes më të madhe në botë ëshët një moment i veçantë.

“Është një nder për Mahaual, për portin dhe për të gjithë ne që punojmë këtu në Costa Maya, është një nder për ne që kjo anije ankorohet për herë të parë në Meksikë. Siç mund ta shihni, atmosfera është e bukur, njerëzit janë të lumtur.”

Kjo anije u nis nga Miami i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të realizuar udhëtimin e saj të parë. Me 20 kuverta, shtatë pishina dhe më shumë se 40 restorante dhe bare ky mjet lundrimi mund të transportojë deri në 7,600 pasagjerë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara