www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Greva në FSSH është pezulluar

Posted on February 7, 2024February 7, 2024 by User User1

Greva në Fondin për Sigurim Shëndetësor është pezulluar, kumtoi Nga Sindikata e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve të RM-së (AOGJSH).

Vendimi, ashtu siç informojnë, është marrë pas seancës së sotme në Këshillin Drejtues të FSSH-së.

“Pas kërkesës nga ana e Sindikatës së Punëtorëve në Administratë, Organeve Gjyqësore të Shoqatave të Qytetarëve të RM (AOGJSH) nga kryetari i Qeverisë së RMV Talat Xhaferi , ka mbizotëruar arsyeja në Qeveri edhe në seancën e djeshme, ka miratuar një konkluzion të ri, me të cilin rekomandohet me çfarë e anuloi rekomandimin paraprak që u dërgua në Këshillin Drejtues dhe miratoi rekomandim të ri, me të cilin rekomandohet që vlera e pikës të mbetet e njëjtë. Me vendimin e marrë në seancën e sotme të Këshillit  Drejtues të FSSH-së, Organizata Sindikale pranë FSSH-së, anëtare e Sindikatës së AOGJSH, ka marrë vendim për pezullimin e grevës”, thuhet në publikimin në Fejsbuk.

Nga Sindikata falënderojnë të gjitha organizatat e sektorit të  shëndetësisë dhe mirëkuptim të qytetarëve.

“Beteja është fituar, por jo lufta, ndërsa pas 31 majit presim që vendimi për pikën të mbetet i njëjtë, në të kundërtën greva do të aktivizohet”, shkruhen në publikim.

Për në orën 14:00 është parlajmëruar konferencë për shtyp të drejtorëve të FSSH-së dhe përfaqësuesve të Sindikatës. 

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara