www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Do të jetë fenomen botëror nëse bie qeveria teknike

Posted on February 7, 2024February 7, 2024 by User User1

Qeveria teknike në vendin tonë është një fenomen botëror, i cili nuk ekziston askund në botë dhe mendoj se do të ishte një fenomen tjetër botëror nëse një qeveri që është përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve arrin të bjerë, tha lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski.

Ai theksoi se sipas tij kjo nuk do të ndodhë, po ashtu ka ndodhur që qeveria teknike të arrijë të organizojë zgjedhje të ndershme dhe demokratike.

Kovaçevski po ashtu theksoi se në vend kemi disa fenomene, si qeveria teknike, PSP dhe ATO, të cilat, siç thotë ai, kanë qenë rezultat i mënyrës se si ka qeverisur OBRM-PDUKM deri në vitin 2016.

“Një fenomen është qeveria teknike apo e Përzhinos, fenomeni i dytë është PSP që nuk ekziston më, dhe fenomeni i tretë është ATO që nuk ekziston askund në botë dhe kjo është e gjitha rezultat i mënyrës se si ka qeverisur OBRM-PDUKM deri në vitin 2016”, tha Kovaçevski.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara