www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lloga: T’a ruajmë qetësinë, dhuna nuk është zgjidhje

Posted on February 5, 2024February 5, 2024 by User User1

Sekretar i Përgjithshëm Aleanca për Shqiptarët, Krenar Lloga thotë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj.

“Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë, duam t’ju bëjm me dije dhe t’ju sigurojmë se zyrat e Aleancës për Shqiptarët janë të të gjithë anëtarëve te saj. Sot mund të kemi keqkuptime e mosmarrëveshje, por nuk duhet aspak që ta largojmë njëri-tjetrin nga shtëpia jonë e përbashkët. Derisa të gjithë po përpiqemi të gjejmë rrugën e drejtë e të vertetë, bëjmë thirrje për maturi e qetësi. Ne kemi kaluar së bashku shumë situata: si gëzime, ashtu edhe hidhërime. Andaj, apelojmë që edhe nëse ndahen rrugët tona, këtë ta bëjmë si njerëz të civilizuar e familjarë.
Dënojmë çfarëdo lloj akti dhune shfaqur nga kushdo, ashtu siç e denojmë sot aktin qyqar që ka ndodhur ndaj bashkpartiakut tonë Arben Taravarit. Dhuna nuk është zgjidhje. Organet policore le ta zbardhin rastin dhe fajtorët të dalin para drejtësisë. Kemi ngrëne aq shumë bukë bashkë, sa duhet ta ruajmë dinjitetin para familjarëve tanë”, është shprehur Lloga. (INA)

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara