www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dua Lipa do të performojë sonte në Çmimet Grammy 

Posted on February 4, 2024February 4, 2024 by User User1

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy për këtë vit, e cila do të zhvillohet në Los Angeles të dielën, do të fillojë me performanca të disa emra të njohur artistësh botërorë.

Ndër yjet që do të performojnë në këtë ceremoni, do të jetë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa, raportoi të dielën BBC-ja.

Ajo është nominuar për dy çmime Grammy me ‘Dance The Night”, për Këngën e Vitit. Përveç saj, Billie Eilish, Joni Mitchell dhe U2, pritet ta zbukurojnë skenën e Grammy Awards 2024.

Ylli i zhanrin R&B, SZA do të kryesojë me gjithsej nëntë nominime. Yjet e Chart-it, Taylor Swift, Olivia Rodrigo, Miley Cyrus, Lana Del Rey dhe Ice Spice gjithashtu kanë nominime të shumta.

Më shumë se 80 çmime do të shpërndahen në atë që quhet “ceremonia e premierës” në orën 20:30.

Shfaqja kryesore, e cila do të fillojë në orën 01:00 të së hënës, do të transmetohet drejtpërdrejt në SHBA në CBS.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara