Me formalizmin e Lëvizjes Demokratike si parti politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, arrin në 6 numri i partive aktive që për fokus kanë votën e komunitetit shqiptar.
Është paralajmëruar edhe formimi i partisë së shtatë, që ka dalë si rezultat i pakënaqësisë së bashkëpunimit të frontit opozitar.
Si parti aktive janë:
Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI
Aleanca për Shqiptarët – ASH
Lëvizja Besa
Alternativa – AAA
Partia Demokratike Shqiptare – PDSH
Lëvizja Demokratike – LD
Në koalicion qeverisës janë BDI, ASh-ja dhe PDSH-ja, ndërkaq partitë tjera – Lëvizja Besa, AAA-ja dhe LD-ja kanë paralajmëruar se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dalin me një ofertë dhe program zgjedhor – si front opozitar.
Nga pakënaqësia e këtij fronti – rezultoi përçarje në Lëvizjen Besa, e cila është paralajmërua se do të rezultojë në formim të partisë së re./TV21