www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Rita Ora bashkon forcat me DJ Gryffin për këngën e re

Posted on February 2, 2024February 2, 2024 by User User1

Artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, ka bashkuar forcat me muzikantin dhe DJ-in e njohur amerikan, Gryffin, për një bashkëpunim të ri.

“Last Of Us” mban titullin kënga e tyre e re, e cila do të publikohet bashkë me klip më 16 shkurt.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet interpretuesja e hitit “I Wil lnever Let You Down”, përmes disa fotografive të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku shfaqet bashkë me Gryffin në prapaskenat e xhirimeve.

“E entuziazmuar të ndaj me ju kopertinën artistike të ‘Last Of Us’, që do të shfaqet më 16 shkurt. Ne të dy e duam atë tingull klasik të muzikës Elektro/Dance të viteve 2010 dhe donim ta rikthenim për këtë me një rrotullim të freskët. Çfarë mendoni të gjithë ju”, shkroi Rita në Instagram.

Ky është projekti muzikor që këngëtarja e lindur në Prishtinë, do të publikojë për këtë vit.

Vitin e kaluar ajo shënoi një sukses të kënaqshëm në tregun ndërkombëtar të muzikës me publikimin e albumit të tretë në karrierën e saj, “You and I”, i cili u prit jashtë mase mirë nga publiku.

Krahas muzikës, Ora po vazhdon të jetë e angazhuar edhe në televizion – ku aktualisht është në rolin e anëtares së jurisë në spektaklin “The Maskes Singer” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara