www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ukraina kundër Rusisë, pritet vendim i GJND-së nëse ka juridiksion për rastin!

Posted on February 2, 2024February 2, 2024 by User User1

Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara sot do të vendosë nëse ka juridiksion në rastin e ngritur nga Ukraina kundër Rusisë pak pasi Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj, dy vjet më parë.

Në rastin e ngritur nga Kievi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) në Hagë, Rusia akuzohet se ka shkelur Konventën e Gjenocidit të vitit 1948, duke pretenduar në mënyrë të rreme se pushtimi i 24 shkurtit 2022, u nis në mënyrë që të frenojë një gjenocid të supozuar ndaj rusofolësve në lindje të Ukrainës.

Në vendimin paraprak, gjykatësit e GJND-së urdhëruan Rusinë në mars të vitit 2022 që të ndalte pushtimin. Por, Moska refuzoi duke argumentuar se gjykata që zgjidh mosmarrëveshjet ligjore të ngritura nga shtetet lidhur me pretendimet për shkelje të së drejtës ndërkombëtare, nuk ka të drejtë ligjore për të vendosur mbi këtë rast.

Në shtatorin e vitit të kaluar, avokatët e Rusisë i kërkuan gjykatës ta hidhte poshtë rastin, duke përsëritur qëndrimin se “GJND-ja nuk ka juridiksion”. Gjatë asaj seance dëgjimore, Kievi deklaroi se shpërfillja e vendimit të gjykatës nga Rusia përbën sulm ndaj autoritetit të GJND-së.

Çdo raketë që Rusia gjuan ndaj qyteteve tona, e lëshon me kundërshtim me këtë gjykatë.

Ndërsa vendimet e GJND-së janë ligjërisht të detyrueshme, gjykata nuk ka mjete që të zbatohen. Më herët gjatë kësaj jave, GJND-ja publikoi një vendim për një padi të ngritur nga Ukraina kundër Rusisë, për financim të terrorizmit, çka kishte të bënte me aktivitetet e Moskës dhe për “diskriminim racor” nga Rusia pasi Kremlini aneksoi në mënyrë të paligjshme Gadishullin e Krimesë më 2014-ën.

Në vendimin e publikuar më 31 janar, gjykata tha se në kohën kur Moska ka shkelur traktatet e OKB-së kundër diskriminimit, duke dështuar që të mbrojë arsimin në gjuhën ukrainase në Krime, GJND-ja nuk ra dakord me pretendimin e Ukrainës se Rusia duhet që ta kompensojë atë.

Po ashtu, gjykata hodhi poshtë pretendimet e Ukrainës se Rusia ka diskriminuar tatarët etnikë dhe ukrainasit pas aneksimit të Krimesë. Në përgjithësi, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u pajtua me Ukrainën se Moska ka shkelur dy nene të traktateve, por refuzoi të tjerat.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara