www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nismat e antikorrupsionit mbetën në letër, Malinovski: Lufta, vetëm me vullnet politik

Posted on February 1, 2024February 1, 2024 by User User1

Nismat e antikorrupsionit mbetën në letër, Malinovski: Lufta, vetëm me vullnet politik

Është e kotë që Komisioni Kundër Korrupsion punon në mënyrë cilësore nëse institucionet nuk veprojnë dhe i shpërfillin nismat e tij, thotë ish-kryetari i Komisionit, Dragan Malinovski. Ai shton se puna e antikorrupsionit nuk duhet parë e izoluar nga bashkëpunimi me institucionet e tjera për të pasur epilog efektiv në shoqëri. Vitin e kaluar janë realizuar vetëm 14 për qind e masave nga strategjia kombëtare e Komisionit Kundër Korrupsionit, ndërsa problem sipas Malinovskit është mungesa e vullnetit politik.

“Masat dhe aktivitetet e përcaktuara në strategjinë nacionale janë të harmonizuara me institucionet që duhet t’i zbatojnë ato, në mënyrë që afatet që janë dimensionuar gjatë përgatitjes së Strategjisë në një farë mënyre të komunikohen dhe të përafrohen me këto institucione. Tani gjithçka varet nga vullneti politik për të zbatuar ato masa”, tha Dragan Malinovski – ish kryetar i Antikorrupsionit.

Kryetarja e Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska një ditë më parë tha se nga 56 iniciativa për ndjekje penale të zyrtarëve dhe nëpunësve brenda pesë viteve, Prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë ndaj asnjërës prej tyre. Ajo tha se duhen reforma thelbësore në drejtësi dhe kjo kërkon dëshirë të sinqertë nga ana e politikanëve dhe jo vetëm angazhime deklarative.

Malinovski beson se nevojitet konsensus më i gjerë dhe vullnet i qartë për të luftuar korrupsionin.

“Garniturat qeverisëse, qofshin ato në nivel qendror apo lokal, duhet të arrijnë konsensus se sundimi i ligjit është imperativ dhe për këtë arsye respektimi i ligjeve është detyrim për secilin prej tyre. Nëse arrihet konsensus rreth kësaj, mendoj se do të arrihen rezultate të mëtejshme”, u shpreh Dragan Malinovski – ish kryetar i Antikorrupsionit.

Më herët dhe në Raportin e Komisionit Evropian, është theksuar se duhet të vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e funksionimit të Komisionit Kundër Korrupsionit, si dhe se Plani i Veprimit vazhdon të ecë shumë ngadalë. Në kapitullin kushtuar korrupsionit, Brukseli nuk ka vlerësuar se ka përparim. Ndryshe, seanca e fundit e përbërjes aktuale të Komisionit Antikorrupsion, e udhëhequr nga Biljana Ivanovska, është caktuar për të hënën, ndërsa në vendin e saj më 8 shkurt do të vijë revizorja Tatjana Dimitrovska. 

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara