www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Maqedonia e Veriut synon sanksionimin e personave në listën e zezë të SHBA, Uashingtoni: Mbështesim të gjitha përpjekjet për hetimin e korrupsionit

Posted on February 1, 2024February 1, 2024 by User User1

Fuqishëm i mbështesim përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të kërkuar përgjegjësi nga ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale, deklaroi për “Zërin e Amerikës” në gjuhën maqedonase zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, në pyetjen për iniciativën e Ministrisë së Punëve të Jashtme që të sanksionohen edhe në vendin tonë personat dhe subjektet që janë vendosur në listën e zezë të SHBA-së.

“Edhe pse nuk komentojmë për legjislacionin që pritet, ne përshëndesim dhe mbështesim fuqishëm çfarëdo qoftë dhe të gjitha përpjekjet për hetim të aktiviteteve të dyshuara kriminale korruptuese, dhe të mbajnë përgjegjësi ata që e keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale”, deklaruan nga Departamenti i Shtetit.
Thonë se “reformat institucionale dhe ligjore që rrisin transparencën dhe forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriteshin jo vetëm nga bashkësia ndërkombëtare, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”.

Sipas ndryshimeve të propozuara në Ligjin e masave kufizuese, aktet ligjore të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar do të jetë bazë e vlefshme për vendosjen e individëve ose kompanive në listën e sanksioneve vendase.

Qëllimi, siç tha ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do të jetë ruajtja e paqes ndërkombëtare, siguria, respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe lufta kundër korrupsionit.

Për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, SHBA-ja gjatë dy viteve të fundit i kanë vendosur në “listën e zezë” ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijalkov, ish-zëvendëskryeministrin Koço Angjushev, kryetarin e Komunës së Strugës Ramiz Merko, biznesmeni Orce Kamçev, Ratka Kamçeva, Sergej dhe Irina Samsoneko.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara