www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mediat, Lionel Mesi mund të zëvëndësojë Çavin te Barcelona?!

Posted on February 1, 2024February 1, 2024 by User User1

Me Çavi Hernandezin që ka njoftuar se do të largohet nga posti i trajnerit të Barcelonës në fund të sezonit, tashmë ka pasur shumë spekulime se kush do të jetë pasuesi i tij në “Kamp Nou”. Të tillë si Hansi Flik, Imanol Alguacil dhe Tiago Mota janë lidhur të gjithë me këtë pozicion, megjithëse për momentin, nuk ka gjasa të ketë shumë lëvizje pasi Barcelona synon të marrë kohën e saj për të zgjedhur kandidatin perfekt. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar ekspertët të zgjedhin të preferuarat e tyre për këtë punë.

Ish-lojtari, tani analisti Dani Marfi sigurisht që ka sugjerimin më befasues, pasi ai beson se Lionel Messi duhet të kthehet në klub në verë për t’u bërë menaxheri i tyre i ardhshëm.

“Unë do t’ia jepja Messit, tifozët janë në përkrahje menjëherë. Çdo gjë që ai prek kthehet në ar. Ai u vendos në këtë tokë për të bërë gjëra të mahnitshme. Nuk do të ndalet në menaxhim”, ka thënë Marfi për “TalkSPORT”.
Është shumë e sigurt të thuhet se Mesi nuk do të jetë një kandidat për të pasuar Çavin pasi ai pothuajse me siguri do të qëndrojë në Inter Majami për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Megjithatë, nëse argjentinasi bëhet menaxher pas fundit të karrierës së tij, nuk ka dyshim se ai mund të përfundojë si trajner i Barcelonës një ditë.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara