www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Çfarë motori ka vetura shqiptare Illyrian TSX?

Posted on January 31, 2024January 31, 2024 by User User1

Ditë më parë u prezantua vetura e parë shqiptare Illyrian TSX e projektuar nga sipërmarrësi nga Kosova, Qëndrim Thaçi.

Vetura u prezantua në qytetin e Torinos në Itali në kuadër të ekspozitës së TREDITECH.

Automjeti hyn në kategorinë e hiper-makinave dhe sipas Thaçit, kjo veturë pritet të renditet në mesin e pesë më të shpejtave në botë.

Por, çfarë motori ka kjo makinë?

Sipas Arrera Automobili, ku CEO i kësaj kompanie është vetë sipërmarrësi kosovar, Illyrian TSX ka një motor 3.0 litërsh V6 (me gjashtë cilindra në formë V-je) Twin Turbo, “flat plane” që gjeneron deri në 950 kuaj fuqi.

Si rrjedhojë, kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 375 kilometra në orë.

Illyrian TSX me këto specifika synon t’u bëjë konkurrencë brendeve të njohura sikurse Ferrari dhe Lamborghini. 

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara