www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bekteshi për faturat e energjisë elektrike: Qytetarët që dyshojnë të ankohen te Komisioni Rregullator për Energjetikë

Posted on January 31, 2024 by User User1

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk ka shpjegim konkret se pse përdoruesit e bllokut të parë dhe të dytë, për të cilët premtoi se do të kenë fatura më të ulëta të energjisë elektrike, për muajin dhjetor janë ankuar se kanë marrë pothuajse dyfishin e faturave.

Ai iu bëri thirrje të gjithë atyre që dyshojnë në vërtetësinë e faturave, të ankohen në Komisionin Rregullator për Energjetikë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk besoj se ka rritje të çmimeve më shumë se sa është përcaktuar nga Komisioni Rregullator Energjetik, por qytetarët kanë gjithmonë të drejtë ankese. U bëj thirrje nëse mendojnë se ka ndonjë gabim apo keqpërdorim, sigurisht që ta raportojnë dhe do të rregullohet menjëherë”, tha ministri Bekteshi.

Korrigjimi i çmimit aktual të energjisë elektrike Bekteshi, theksoi se nuk do të ketë deri më 1 qershor, sepse ligjërisht çmimi i energjisë elektrike në vend përcaktohet dy herë në vit.

Në dhjetor të vitit të kaluar, ministri Bekteshi tha se me metodologjinë e re, përdoruesit e bllokut të parë dhe të dytë mund të presin ulje të faturave të energjisë elektrike dhe tarifën e re të hyrjes në rrjet. Ministri paralajmëroi shtrenjtim të energjisë elektrike për ata që në shtëpi shpenzojnë sa një fabrikë.

Lajmet e fundit…

  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë
  • BDI nis procedurën për ndryshime kushtetuese
  • Dogana ndalon importin te shqiptarët e lejon vetëm në zona tjera
  • Irani i paraqet propozim të ri SHBA për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara