www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Fjalori i madh i Gjuhës Shqipe me 120 mijë fjalë

Posted on January 31, 2024January 31, 2024 by User User1

Puna për hartimin e fjalorit të madh të Gjuhës Shqipe po vazhdon. Punimet kanë hyrë në fazën përfundimtare, teksa tashmë grupet e punës po punojnë për seleksionimin e fjalëve të duhura për secilin përdorim.

Ishin parashikuar të mblidheshin 100.000 mijë fjalë, por puna kërkimore e gjuhëtarëve do të reflektojë në fjalor rreth 120 mijë fjalë, mes tyre 3000 mijë nga arbëreshët, të cilët do pasqyrohen në këtë botim.

“Nga 260 pak a shumë jemi rrotull 120 mijë fjalë dhe jemi në fazën e hartimit të fjalësit. Jemi në fazën e shpjegimit të fjalëve”, ka thënë pedagogu Shezai Rrokaj.

Drafti i pari i punës voluminoze do të botohet online në fund të këtij viti, i cili njëkohësisht do të përshtatet për të funksionuar si fjalor online, raporton Klan TV.

“I shkruar do të dalë në 2025, online mendohet dhe po synohet që të mbërrijmë nga fundi i vitit për të dhënë një draft të përgjithshëm. Ky do të jetë një fjalor që do të përdoret edhe online”, tha Rrokaj.

Pedagogu Shezai Rrokaj, që në këtë proces mban edhe rolin e nën-kryeredaktorit, thotë po ashtu se pas publikimit, fjalori duhet të shpërndahet në të gjitha bibliotekat dhe shkollat.

“Ky është problem, ky është problem i madh që Ministria e Arsimit duhet të pajisë bibliotekat me fjalorët dhe çdo mësues i Gjuhës Shqipe duhet ta ketë mjet pune në tavolinë. Më vjen keq ta them, por hapësira njohëse e jonë mbi fjalët shqipe është shumë e cunguar.”

Ky fjalor është një punë mes Akademisë shqiptare të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave të Kosovës, dhe gjuhëtarë nga Maqedonia e Veriut. Ai do të botohet në 2025, ndërsa i fundit fjalor i madh i Gjuhës Shqipe është ai i bërë në 2002.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara