www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Kutitë e zeza” të detyrueshme për veturat në Bashkimin Evropian

Posted on January 30, 2024 by User User1

Të njohura si “kuti të zeza”, regjistruesit e fluturimeve u mandatuan gjatë viteve 1960 nga vendet kryesore të aviacionit.

Pavarësisht emrit të tyre, kutitë në fakt nuk janë të zeza por portokalli, për t’i bërë ato më të lehta për t’u gjetur pas një përplasjeje.

Këtë vit një pajisje e ngjashme do të bëhet e detyrueshme edhe për veturat në Bashkimin Evropian.

Duke filluar nga korriku i vitit 2024, të gjitha veturat e reja në Bashkimin Evropian duhet të jenë të pajisura me “Regjistrues të të Dhënave” (EDR) si një veçori standard.

Aksidentet shpesh kanë pasoja financiare për njerëzit e përfshirë në të, dhe shpesh është e vështirë të përcaktohet fajtori. EDR mund të ndihmojë autoritetet të kuptojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur, pasi kjo pajisje regjistron të dhëna për një periudhë të shkurtër kohore – pesë sekonda para përplasjes dhe 0.3 sekonda pas.

Sipas dokumentacionit të siguruar nga Komisioni Evropian, EDR regjistron dhe ruan të dhëna për shpejtësinë, frenimin, pozicionin, animin e veturës, dhe mënyrën se si reagojnë sistemet e integruara të sigurisë. Ajo vendoset në njësinë e kontrollit të airbag-ut dhe aktivizohet automatikisht.

Informacioni i regjistruar nga EDR i përket shoferit ose pronarit të veturës. Të dhënat mblidhen në mënyrë anonime për t’u siguruar që nuk manipulohen, dhe janë të disponueshme vetëm për autoritetet kompetente.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara