www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

I riu shqiptar vret gruan në SHBA, rrëmben vajzën dhe zhduket

Posted on January 30, 2024January 30, 2024 by User User1

Një grua në moshë të re humbi jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj.

Viktima është Suela Saliaj 32 vjeçe, ndërsa autori i dyshuar është Renato Muhaj, 34 vjeç, raporton noa.al duke cituar mediat amerikane.

Vajza 8 vjeçe e çiftit, Alessia Muhaj që shikoni në foto u shpall e zhdukur, por disa orë më vonë u gjet shëndoshë e mirë, ndërsa autori i dyshuar i krimit u arrestua nga policia lokale në Clearwater, Florida.

Renato Muhaj që shihni në foto akuzohet për vrasjen e gruas dhe rrëmbimin e fëmijës së tyre.

Gjithçka ndodhi mëngjesin e djeshëm (e hënë 29 janar) ora 02.44, kur policia e Clearwater u thirr në Oakbrook Village Apartments në bllokun 2200 të Nursery Road, tha policia në një njoftim për shtyp.

Policia thotë se Muhaj i ka goditur të dy prindërit e tij dhe ua ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefonojnë 911.

Të dy prindërit janë trajtuar në spitalin Morton Plant pas incidentit, thuhet në njoftimin e policisë lokale.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara