www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LVV-ja, pjesë e listave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut

Posted on January 30, 2024January 30, 2024 by User User1

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka konfirmuar pjesëmarrjen de fakto të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 8 majit me opozitën shqiptare, gjegjësisht se anëtarë të Lëvizjes së Albin Kurtit do të jenë pjesë e listave zgjedhore të Lidhjes Evropiane për Ndryshim.

Mexhiti gjithashtu përkujtoi se Albin Kurti si lider rajonal gëzon një rejting të lartë për mënyrën se si lufton korrupsionin, për funksionimin e shtetit të së drejtës andaj ka fituar edhe simpatinë e shqiptarëve tek ne.

“Vetëvendosja de jure nuk do të jetë pjesëmarrëse në zgjedhje, por de fakto po, sepse anëtarë të saj do të jenë në listat zgjedhore siç është Bekim Qoku strugan dhe që ka qenë deputetë në parlamentin e RMV-së në kohën e PDSH-së dhe tani do të marrë pjesë e listën zgjedhore, pra si pjesë e Lidhjes Evropiane për Ndryshim”, ka thënë Mexhiti mes të tjerash. /Alsat

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara