www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Britania ndalon përdorimin e ‘Vapes” me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve

Posted on January 29, 2024 by User User1

Aparatet njëpërdorshimëshe për tymosje (disposable vapes) janë vendosur të ndalohen si pjesë e planeve për të trajtuar numrin në rritje të të rinjve që merren me “vaping” (procesi i përdorimi të aparateve për tymosje), thotë qeveria britaneze.

Gjithashtu do të futen masa për të parandaluar shitjen e këtyre aparateve tek fëmijët.

Kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak, sugjeroi që duhanpirësit e rritur që përpiqen të lënë duhanin do të kenë ende qasje në alternativa si këto aparate sipas propozimeve.

Ky rregull pritet të implementohet në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u tha nga Qeveria Britaneze, shkruan BBC.

Tashmë është e paligjshme t’i shesësh këto lloj aparatesh kujtdo nën 18 vjeç, por “vape” për një përdorim disposable vapes) – që shpesh shiten në ambalazhe më të vogla e më shumëngjyrëshe sesa ato të rimbushshme – sipas qeverisë britanike janë një shtytës kryesor pas rritjes alarmante të përdorimit të këtyre aparateve nga të rinjve.

“Fëmijët nuk duhet të përdorin këto aparate, ne nuk duam që ata të krijojnë varësi, ne ende nuk i kuptojmë ndikimet e plota afatgjata shëndetësore,” tha kryeministri britanik, Rishi Sunak.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Shëndetit (NHS), “Vaping” është më pak i dëmshëm se pirja e duhanit, por nuk ka ekzistuar për një kohë të gjatë që të njihen rreziqet e tij afatgjata.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara